Sporti

Shqiptari i Kosovës me ekip synon që të kthehet nga Londra me aeroplan ushtarak…

03/17/2020 16:22
nga:M K

Janë anuluar tashmë të gjitha linjat ajrore nga aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”.

Megjithatë, një ekip sportistësh nga Kosova kanë mbetur të ngujuar në Londër, përcjell GazetaBlic.

Ata kishin shkuar në kryeqytetin ishullor për të marrë pjesë në kualifikueset evropiane për Olimpiadën Tokyo 2020.

Me vendim të federatës ndërkombëtare të boksit ku turne është anuluar, ndërsa grupi kosovar ka mbetur atje, në pamundësi për t’u kthyer.

Nga atje raportohet se gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, që ka në ekip boksierët Shpëtim Bajokun, Patriot Behramin, Besart Pirevën, selektorët Shefki Bogujevci e Besim Brahimi, synon të kthehet me aeroplan ushtarak, por që deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, megjithëse opsioni mbetet i hapur.

/GazetaBlic/

05/12/2020 17:28

Ndërron jetë ikona e sportit gjilanas