Lajme

Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë

09/23/2024 14:09
nga:G C

Tashmë ka filluar protesta e paralajmëruar e shqiptarëve në Preshevë.

Në mesin e protestuesve janë kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këtë protestë nga shqiptarët po kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë.

“Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, kështu ka njoftuar për motot e marshimit kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.