Lajme

‘Shqiponjën e bëjë nga dashuria për shqiptarët, jo për të provokuar ndokënd’

01/25/2019 18:34
nga:FL.B

Gazetari i mirënjohur kroat, Velimir Bujanec është i ftuari i radhës në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” që transmetohet sonte nga ora 22:00 në Klan Kosova dhe në GazetaBlic.

Ai ka folur për shumë tema që i lidhin shqiptarët me Kroacinë derisa është shprehur falënderues që ka qenë i ftuar në emisionin e “GazetaBlic” ku krejt në fund ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët të cilët i quan miq të pathyeshëm të Kroacisë.

Bujanec ka uruar që miqësia mes shqiptarëve dhe kroatëve të vazhdoj edhe më tuje e gjithë këtë e ka thënë derisa ka bërë shqiponjën dy krenare me duar, të cilën thotë se po e bënë nga dashuria e jo për ta provokuar ndokënd.

Të faleminderit shumë. Do të më vinte mirë nëse ju do të vinit në Zagreb si mysafir në emisionin tim. E kam atë shprehinë që ta kthej të mirën.

Dhe kam një përshëndetje për të gjithë miqtë e mi shqiptar në shtetin e pavarur të Kosovës, në Shqipëri, në Kroaci dhe në të gjithë botën.

Le të mbetet miqësia mes popujve tonë dhe mes shteteve tona. Krejt për fund unë do t’i bëjë duart në këtë mënyrë shkaku i dashurisë, e jo të provokoj ndokënd, ju përshëndes të gjithëve.” – është shprehur Bujanec në “BlicInterview”.

Të gjithë shikuesit e televizionit Klan Kosova sonte në ora 22:00 e kanë të mësojnë edhe për atë se si mund të ndikojë shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në shtetet në rajon?

– Përse Kroacia po e kundërshton një ide të tillë?

– Cila është gjeneza e lidhjes emocionale ndërmjet kroatëve dhe shqiptarëve?

– A është armiku i përbashkët pika ku puqen dy popujt?

– Përse kroatët nuk erdhën të luftojnë për çlirimin e Kosovës?

– Si i trajtoi Kroacia, çlirimtarët kosovarë dhe si u ballafaqua ky shtet me krimet e luftës?

/ © GazetaBlic /

Si mundë të ndikojë shkëmbimi i territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtetet në rajon?Përse Kroacia po e kundërshton një ide të tillë?Cila është gjeneza e lidhjes emocionale ndërmjet kroatëve dhe shqiptarëve?A është armiku i përbashkët pika ku puçen dy popujt?Përse kroatët nuk erdhën të luftojnë për çlirimin e Kosovës?Si i trajtoi Kroacia clirimtarët kosovarë dhe si u ballafaqua ky shtet me krimet e luftës?Në Blic Interview, intervistë speciale me gazetarin Velimir BujanecTë premten në orën 22:00, në Klan Kosova dhe Gazeta Blic.Blic Interview me Astrit Gashin.

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 25 janvier 2019

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai