Sporti

Shqipëria, vendi i parë në Ballkan që pritet ta rinisë futbollin

05/02/2020 18:37
nga:M K

Shqipëria pritet të jetë vendi i parë në Ballkanin ku do të rinisë futbolli.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet vetë kreu i FSHF’së, Armando Duka, në një prononcim për “TVSH”, përcjell GazetaBlic.

Ai ka shtuar se do të marrin shembulln e Gjermanisë, ku protokolli i sigurisë do të ketë vend të veçantë, teksa shpreson që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundshme, sepse do të ishte për të mirën e përgjithshme.

“Kemi përgatitur një protokoll dhe shpresojmë që në fund të majit të rifillojmë. Duke parë që e gjithë Evropa po e rifillon, pse të mos e bëjmë edhe ne. Sigurisht, me kujdes të shtuar dhe duke krijuar një protokoll për të qenë të sigurt pas rikthimit.

Ne kemi parë protokollin që ka bërë Gjermania. Futbollistët duhet të pastrohen në shtëpi dhe jo në stadium. Gjithashtu, në stadium të mos ketë më shumë se 100 persona. Pak a shumë këto janë disa nga kushtet që duhen respektuar për t’u mbrojtur nga virusi”, tha ndër të tjerash, i pari i futbollit në Shqipëri.

/GazetaBlic/

08/10/2020 21:35

A e detyroi AAK-ja Armend Zemajn që të tërhiqet nga kërkesa e tij për vetëizolimin pas kthimit nga Shqipëria?! Kjo është deklarata e ministrit të Shëndetësisë!