Sporti

Shqipëria triumfon si mysafir ndaj Islandës

09/04/2017 22:02
nga:Gazeta Blic

Pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Irlandës së Veriut, Shqipëria U21 ka mposhtur si mysafire Islandën 2 me 3.

Kristal Abazaj ishte autor i dy golave për Shqipërinë, ndërsa goli i tretë u shënua nga Durmishaj.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bushi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, ku edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë arritën ta kthejnë rezultatin në favorin tonë.

Shqipëria tani është e dyta në Grupin 2 me katër pikë pas tri ndeshjeve. Irlanda Veriore është e para me gjashtë pikë.

03/23/2018 19:11

Sllovakia e përmbys Shqipërinë në minutat e fundit