Sporti

Shqipëria si mos më keq, tifozët e dërgojnë Panuccin aty ku s’thuhet

03/22/2019 22:43
nga:M K

Dështuan në Ligën e Kombeve. Shpresuan për më mirë në kualifikime për EURO2020 dhe qysh në ndeshjen e parë dështuan.

Shqipëria u mposht nga Turqia me rezultat të pastër 0-2, derisa nuk tregoi atë çfarë u prit nga djelmoshat e Panuccit, të cilin tifozët e dërguan aty ku s’thuhet dot, pasi kur “kuq e zinjtë” pranuan golin e dytë, tifozët filluan të këndonin njëzëri: “Panucci, Panucci, Va**an*ulo”, që nuk ka nevojë për përkthim, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të paraqitet ai në konferencën për media.

Sa i përket duelit, mysafairët nga Turqia luajtën më mençur, duke pritur gabimet e futbollistëve shqiptarë.

Fillimisht realizoi Burak Yilmaz në minutën e 21-të, para se Calhanoglu në të 55-tën të realizoi shifrat përfundimtare, Shqipëri zero, Turqi dy.

Qëndroni me ne për të mësuar statistikat, deklaratat e trajnerëve dhe gjithçka tjetër që e karakterizoi ndeshjen në “Loro Boriçi”.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë