Sporti

Shqipëria s’i bënë dot ballë kampionit botëror, mbyll aventurën e kualifikimeve me humbje

11/17/2019 22:38
nga:M K

Franca ka fituar 0-2 për ta siguruar edhe matematikisht vendin e parë dhe kualifikimin tutje në EURO 2020.

Kampionët aktual botëror mposhtën Shqipërinë me rezultat të pastër 0-2, në duelin e zhvilluar në super-stadiumin, “Air Albania Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Tolisso e Griezzman mjaftuan për tre pikët vendimtare. “Kuq e zinjtë” kështu e mbyllin me humbje aventurën e kualifikimeve për evropianin e vitit të ardhshëm.

Në anën tjetër, Turqia ka fituar ndaj Andorrës me po të njëjtin rezultat, për të kaluar tutje si pozita e dytë. Islanda e mbyll në vendin e tretë ciklin kualifikues me fitoren ndaj Moldavisë, që pozicionohet e fundit.

/GazetaBlic/

12/11/2019 13:05

Në Shqipëri trashësia e borës 20 cm