Lajme

Shqipëria shteti më i rrezikuar në Ballkan sa u përket katastrofave natyrore, ja ku renditet Kosova

01/13/2020 16:42
nga:B. D

Sipas raportit për riskun e klimës 2020, Shqipëria radhitet në vendin e 130-të në botë për vdekjen e njerëzve si pasojë e katastrofave natyrore.

Ky raport që ka marrë për bazë ngjarjet që nga viti 1999 deri sot, e paraqet Shqipërinë si vendin me klimën më të rrezikshme, në Ballkan.

Pas kësaj, në ranglistën e shteteve të Ballkanit radhitet Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria është përballur më tërmete të shumta. Një ndër ta, ishte tragjik pasi që ua mori jetën mbi 50 personave dhe i la të lënduar dhe të pastrehë mijëra të tjerë.