Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës në ‘Air Albania’.
Kuqezinjtë pësuan humbje me rezultat 1 me 2, duke e përfunduar me dështim kampanjën në Nation League, shkruan GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho do të duhet të luajë në një ligë më poshtë, në Ligën C.
Zinchenko dhe Yaremchuk realizuan për mysafirët, kurse Nedim Bajrami shënoi golin e vetëm për Shqipërinë.
/GazetaBlic Sport/