Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të përballen sonte me Italinë, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Sa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3.
Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit.
Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin dhe Bajrami para tyre. Për sa i përket treshes së sulmit, i paçmuar në qendër Broja, ndërsa nga krahët Asani dhe Seferi japin garancitë më të mëdha. Pritet të jetë kjo 11-shja që do të zbresë nga minuta e parë ndaj Italisë.
(4-3-3) Berisha, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli (Ajeti), Asllani, Ramadani, Bajrami, Seferi, Asani, Broja
/GazetaBlic Sport/