Sporti

Shqipëria injoron keq Rey Manajn

08/25/2017 19:35
nga:Gazeta Blic

Mungesa e minutave të lojës dhe problemet për të gjetur një destinacion përfundimtar për karrierën e tij, e kanë lënë jashtë Rey Manajn nga kombëtarja e 21-vjeçarëve.

Trajneri i përfaqësueses Shpresa vendosi të sakrifikonte talentin në pronësi të Interit, për ndeshjet e radhës së kualifikuesve të Europianit 2019, ato me Irlandën e Veriut dhe Islandën, që do të luhen më 31 gusht dhe 4 shtator.

Për Alban Bushin, aktivizimi i futbollistëve është vendimtar në grumbullimin me kuqezinjtë, por pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk vijnë në kushte optimale.

Trajneri i kuqezinjve foli edhe për ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Islandën, duke theksuar se ai ka besim që skuadra e tij do të mund të arrrijë rezultate pozitive.

Talenti i Atletico Madrid, Keidi Bare, apo të grumbulluarit e tjerë Laçi, Çekiçi, Doka e Durmishaj pritet të jenë ata që do të udhëheqin Shqpërinë në dy ndeshjet e radhës. /TCH

06/27/2018 15:36

Ky pritet të jetë klubi i ri i Rey Manaj