Uncategorized

Shqipëria i thotë “mirupafshim” BE-së edhe këtë vit? Sinjalet që vijnë nga Gjermania

04/28/2019 18:10
nga:A. R.

Prej më se një viti në gjirin e vendeve më të rëndësishme të BE-së ekziston një dilemë: A duhen papur negociatat në të njëjtën kohë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, apo këto dy vende duhen ndarë, duke privilegjuar fqinjët tanë dhe duke na ngelur neve në klasë.

Por nëse majin e kaluar Shqipëria shpëtoi në fije të perit nga ndarja e fatit të saj me Maqedoninë, shenjat janë që këtë herë nuk do të kemi të njëjtin fat. Këtë e ka parathënë edhe gazeta prestigjoze gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë takimit të së hënës ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t’i presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit (Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë).

“Këto gjashtë vende duan të anëtarësohen në BE, por asnjëri nuk është vërtet i gatshëm për këtë, shkruan gazeta «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» e cila bën një përjashtim: “… integrimi i mëtejshëm i tyre në BE do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një qeveri reformatore, e cila për ëndrrën europiane ka bërë kompromise të guximshme dhe madje ka ndërruar edhe emrin e shtetit për t’i dhënë fund ngatërresës së vjetër me shtetin anëtar të BE-së, Greqinë. Fillimi i negociatave për anëtarësim do të ishte një mirënjohje e duhur për aq shumë guxim”.

Pra me sa duket gazeta që ka burime të forta në Berlin po jep sinalin e parë për ata që pritet ti ndodhë Shqipërisë duke e vënë në një pozitë të vështirë qeverinë e cila festoi që para një viti hapjen e negociatave. Ajo nuk e përmend fare vendin tonë duke veçuar fqinjin tonë me të cilin jemi në të njëjtën paketë.

Një shuplakë e fortë duket se i jepet edhe Serbisë të Presidentit Vuçiç si një vend që duhet parë me rezerva nga BE. «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» shkruan se për aq kohë sa në Serbi mediat e kontrolluara nga Vuçiçi shpifin kundër Bashkimit
Europian dhe i thurin himne rusisë së Putinit, Serbia nuk e ka vendin në BE. “Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet kuptuar këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Europës.

«Po të ishte i vërtetë ky përshkrim, atëherë natyrisht do të ishte argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i dhurojë BE participim politik një shteti në të cilin urrejtja kundër BE-sëështë instrument për sigurimin e pushtetit” pyet gazeta?
Gjithësesi përgjigje për këto sinjale do te mërren nesër në takimin e liderve Ballkanikë të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron./lapsi

11/17/2019 21:24

Vjen edhe goli i dytë në takimin mes Shqipërisë dhe Francës