Showtime

“Shqipëria është vend totalisht i korruptuar”, Rovena rrëfen si ia morën pronën familjare

03/28/2020 13:49
nga:L I

Rovena Dilo ka treguar për një kontekst pronësor.

Këngëtarja Rovena Dilo ishte mysafire mbrëmë në emisionin “Mirage”, ku foli për më të rejat rreth saj.

Ajo foli për pjesëmarrjen në “Kënga Magjike” me këngën “Cinderella” dhe atë se si u nda nga ky festival.

Këngëtarja u shpreh e mllefosur për situatën aktuale në të cilën gjendet Shqipëria dhe thotë se është vend i korruptuar.

Po ashtu, ajo foli për një problem që ka me pronën që pretendon se ia kanë marrë, e për këtë çështje ajo është në proces gjyqësor.