Sporti

Shqipëria dorëzohet në fund, 99% jashtë EURO 2020

10/11/2019 22:50
nga:M K

Shqipëria është mposhtur 1-0 nga Turqia në duelin ku vetëm fitorja i bënte punë.

Djelmoshat e Edy Reyas u dorëzuan në fund, kur edhe pranuan golin që ia dhuroi tri pikë tejet të mëdha Turqisë, shkruan GazetaBlic.

Tosun shënoi në minutën e 90’të, për t’ua prerë këmbët tifozëve shqiptarë, që edhe më tutje mbanin gjallë shpresat për një kualifikim eventual.

Kombëtarja “kuq e zi” edhe mund të fitonte, sikur Manaj mos ta humbte një rast ideal në minutën e 82’të.

Tani, Franca e Turqia udhëheqin grupin me nga 18’të pikë, derisa Islanda është e treta me 12 sosh. Tre më pak Shqipëria që pozicionohet e katërta, kurse Andorra e Moldavia mbyllin renditjen tabelare me nga tri pikë.

Për Shqipërinë, shanset thuajse janë mbyllur, megjithatë opsioni i vetëm që i garanton kualifikim është që Franca t’i humbë të trija ndeshjet, një prej tyre edhe nga Moldavia, ndërsa nga Shqipëria të mposhtet 3-0, që vështirë se do të ndodhë.

/GazetaBlic/

11/12/2019 17:48

Kamberi: Ja pse zgjodha Shqipërinë para Kosovës