Lajme

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

03/23/2020 12:33
nga:E Sh

Bashkimi Europian i ka dhënë dritën e gjelbër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësimin e dy shteteve.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, kanë rënë dakord për versionin e fundit të tekstit të vendimit për hapjen e negociatave të përgatitura nga Presidenca Kroate e BE-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë përballur me kundërshtimet e Francës dhe Holandës, pasi kërkuan luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tani këto dy vendet kanë vendosur të japin miratimin, njofton Reuters përcjell Klan Kosova.

Greqia akoma nuk ka dhënë një vendim, pasi Athina zyrtare ka kërkuar mbrojtjen e pakicave greke në Shqipëri.

Shteti helen pret unitet nga të gjitha vendet.

Megjithate Greqia pritet të japë dritën jeshile.

Nëse asnjë nga vendet nuk e kundërshtojmë, kjo pritet të miratohet në mesjavë.

07/20/2020 16:29

SHBA presion Bashkimit Evropian: Mbani premtimin – liberalizoni vizat për kosovarët