Lajme

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

06/26/2025 18:45
nga:Y I

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit.

Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme shprehet mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit.

“Shqipëria iu bashkua bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e aktit të agresionit nga Irani në territorin e Shtetit të Katarit, duke synuar konkretisht Bazën Ajrore Al Udeid. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit”, thuhet në postimin në X bashkëngjitur letra e solidaritetit e ministrit Igli Hasani për homologun e tij në Katar.