Euro2024

Shqipëri – Spanjë, formacionet zyrtare të ndeshjes jetike

06/24/2024 19:37
nga:Lorik J

Shqipëria dhe Spanja ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00.

Kjo ndeshje luhet në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf, në kuadër të ballafaqimit të fundit të grupit B të Kampionatit Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipërisë i duhet fitorja që të kualifikohet tutje, teksa Spanja përveç kualifikimit ka siguruar edhe vendin e parë në grup.

Pak para duelit janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Ja përbërjet:

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami; Manaj, Asani.

SPANJA: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Dani Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal.