Sporti

Shqipëri-Serbi, nuk do të ketë ndeshje në mes këtyre dy shteteve

12/07/2017 17:20
nga:E.A

UEFA ka ndarë vazot për shortin e janarit, e vlefshme për Ligën Nacionale.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, i ka ikur ndeshjes Shqipëri – Serbi, me frikën se mund të ketë ndonjë incident.

Krejt kjo pasi Shqipëria e cila bën pjesë në Ligën C, do të jetë në të njëjtin vazo me Kombëtaren e Serbisë.

Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë mund të jenë.

Vazo e parë: Hungaria, Rumunia, Skocia dhe Sllovenia.

Vazo e dytë: Greqia, Serbia, Shqipëria dhe Norvegjia.

Vazo e tretë: Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda.

Vazo e katërt: Qipro, Estonia dhe Lituania.

Përveç me Serbinë, Shqipëria nuk do të luaj as me Greqinë.

Shorti për këtë fazë do të tërhiqet më 23 janar, 2018.

12/08/2017 15:52

Futbollisti kosovar golashënuesi më i mirë në UEFA pas Cristiano Ronaldos