Lajme

Shqipëri, KQZ nis procesin e verifikimit paszgjedhor

11/06/2023 21:37
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur këtë të hënë procesin e verifikimit paszgjedhor për garën lokale të 14 Majit.

Është vendosur të hapen 10 përqind të kutive të votimit përfshirë dhe ato të materiale zgjedhore.

Për afro një muaj do të rihapin 526 kuti për të parë nëse rezultatet e nxjerra nga grupet e numërimit 6 muaj më parë përputhen me votat e hedhura në kuti nga zgjedhësit.

Do të verifikohen dhe 40 qendra votimi ku është votuar në mënyrë elektronike në Bashkitë e Elbasanit, Kamzës e Vorës./Tv Klan/