Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Çekinë të enjten.
Shqipëria dhe Çekia ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:45, në kuadër të grupit E për kualifikueset e kampionatit evropian 2024, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje ka interesim të jashtëzakonshëm, teksa biletat u shitën për një ditë, e stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i stërmbushur edhe njëherë, pavarësisht se biletat ishin me çmim më të shtrenjtë se zakonisht.
Nëse analizojmë vlerën e dy kombëtareve, Çekia ka momentalisht vlerë prej 125 milionë eurove, kurse Kombëtarja Shqiptare ka vlerë financiare në treg prej rreth 106 milionë eurove.
/GazetaBlic Sport/