BLIC.TV

Shqipe Pantina tregon me cilën parti do të bëjë koalicion paszgjedhor AAK-PSD

09/30/2019 20:43
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD Shqipe Pantina, ka qenë e ftuar në emisionin “BlicZgjedhor” prodhim ky i “Gazeta Blic” ku është deklaruar lidhur me programin qeverisës të këtij koalicioni dhe disa çështje tjera.

Pantina ka thënë se një ndër prioritetet kryesore të këtij koalicioni është mbyllja e çështjes së dialogut me Serbinë.

Ajo ka treguar edhe koalicionin që e parapelqen për formimin e qeverisë pas zgjedhejve të 6 tetorit, nëse arrin të dalin fitues.

Besoj se kjo do të varët shumë edhe nga rezultati i zgjedhjeve, se sa përqindje cili subjekt i fiton. Si koalicion ende nuk i kemi diskutuar këto, por personalisht mendoj së është ende fryma e njejtë që ne do të parapelqenim një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Më poshtë mund ta gjeni intervistën e plotë me të: