Lajme

Shqipe Pantina në takime të shumta shpjegon Fondin Zhvillimor dhe të mirat që iu sjell qytetarëve

09/28/2019 21:25
nga:A. R.

Kandidatja për deputete nga koalicionit AAK/PSD, Shqipe Pantina, ka qëndruar në fshatrat Polluzhë, Qiftllak, Kramovik dhe Dejë të Rahovecit.

Në këto vizita, Pantina ka folur për Fondin Zhvillimor i cili do t’i ndihmojë qytetarët kosovarë, në veçanti zhvillimin e prodhuesve, enkas fermerët kosovarë.

Ajo është zotuar se përmes Fondit Zhvillimor, qytetarët do të mund të kenë qasje në kredi të buta me kamata të ulëta dhe me kthim afatgjatë.

Shqipe Pantina, ka thënë se programi i tyre, kërkon të drejta për punëtorë dhe do iu ofrojë paga të dinjitetshme.

Në fund Pantina ka thënë se vota e qytetarëve për koalicionin AAK/PSD, është votë për zhvillim ekonomik të madh ekonomik dhe për një shtet 100% në shërbim të këtij zhvillimi.