Napoli ka shqetësime të mëdha rreth Kalidou Koulibaly, me raportime se ai mund të jetë jashtë fushës për dy deri në tre javë.
Qendërmbrojtësi çaloi gjatë barazimit 2-2 të mbrëmjen e kaluar kundër Sassuolos në stadiumin Mapei, përcjell GazetaBlic Sport.
Mungesa e tij u ndie shumë, sepse Napoli kishte kaluar 2-0 dhe ishte në 2-1 kur Koulibaly u zëvendësua nga Juan Jesus.
Ata pranuan golin e barazimit dhe Gregoire Defrel kishte shënuar golin e tretë për Sassuolo, i cili u anulua për faullin e Domenico Berardit ndaj Amir Rrahmani.
Një deklaratë zyrtare nga Napoli tregon se Koulibaly vuante nga një problem në kofshën e majtë.
Sipas Sky Sport Italia, pamja fillestare për Koulibaly nuk është qetësuese, me frikën se ai mund të jetë jashtë për dy deri në tre javë.
Prandaj ai është pothuajse me siguri jashtë përballjes së kësaj fundjave me Atalantën, por edhe një dyshim i madh për përballjen e Scudetto-s me Milanin.
/GazetaBlic Sport/


