Cool

Shpjegimi i psikologut: Martesat e vona janë më të lumtura se të hershmet

05/20/2020 17:54
nga:L I

Gjithkush e kërkon dashurinë, por për fat të keq jo të gjitha marrëdhëniet përfundojnë me fund të lumtur.

Kjo ndodh sepse presioni i stereotipeve shoqërore mund të bëhet më i fortë se dëshirat reale dhe njerëzit nxitojnë të martohen jo për të krijuar një familje, por për shkak të ndjenjave të rrufeshme dhe frikës se mos ngelen vetëm.

Bëni një vlerësim objektiv nëse jeni gati për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë.

Një person i pavarur nuk kërkon frymëzim tek partneri dhe nuk përpiqet të përmbushë boshllëkun e shpirtit me ta. Çdo gjë është e ndërsjellë: ata përpiqen të bashkëndajnë atë që kanë.

“Fëminorët” përpiqen të jenë të dashur por nuk bëjnë shumë përpjekje për ta shprehur dashurinë me fakte. Në librin e tij The Road Less Traveled, psikologu Morgan Peck e quan një varësi kaq të dhimbshme “një formë të antidashurisë”.

Mos u habitni nëse një partner që gjithmonë merr atë që do, ju lë vetëm kur përballeni me problemet.

Një nga aspektet kryesore të dashurisë është Forca e vullnetit

Ato fjalët e famshme të zotimeve të martesës thonë që gjithmonë duhet të jemi pranë njëri-tjetrit: në sëmundje dhe në shëndet, për pasuri dhe varfëri e kështu me radhë.
Këto fjalë nënkuptojnë se njerëzit që duan të fillojnë një familje e kuptojnë se dashuria e martesa nuk ka të bëjë vetëm me ndjenjat, por bëhet fjalë për një vendim që na lidh përjetë dhe një vendim i menduar mirë.

Komponentët e një marrëdhënieje të pjekur janë qëllimet e përbashkëta, një dëshirë e sinqertë për të qenë së bashku dhe përqendrimi i vëmendjes dhe energjisë në një dhe të njëjtin person, edhe nëse ka tundime dhe hezitime.

Nëse pas çdo argumenti a debati ju bëni gati valixhet dhe mbani mend ish-in tuaj, ju duhet të mendoni se sa do të zgjasë kjo marrëdhënie.

Dashuria ka punë!

Duke qenë të durueshëm me zakonet dhe karakterin e një partneri, duke qenë të vëmendshëm, etj zë gjitha këto gjëra mund të duken të mërzitshme dhe janë gjithnjë të lodhshme e kërkojnë punë, por janë themeli i një marrëdhënieje harmonike.

Nëse doni të forconi dashurinë tuaj, ju duhet të punoni shumë.
Nëse e mbani inatin dhe zemërimin brenda, mund të shpërthejë papritur dhe marrëdhënia juaj mund të shkatërrohet.

Dashuria është përgjegjësi!

Përgjegjësia është një veçori që dallon një të rritur nga një fëmijë. Ju mund të përdorni të njëjtin tregues në lidhje me marrëdhënien tuaj me partnerin: a është i pjekur apo jo?

Është e mrekullueshme kur ke dikë ku të mbështetesh, apo jo? A jeni gati të jeni ai person i besueshëm?
Po, një metodë e tillë nënkupton detyrime serioze, por gjithashtu forcon marrëdhënien tuaj dhe e bën atë të vërtetë.