Sporti

Shpëtimtari Luka Doncic, Dallasi barazon serinë në 2-2

08/24/2020 00:44
nga:M K

Dallas ka barazuar serinë e fazës së parë të Play Offit përballë Los Angelos Clippers në 2-2.

Ishte sërish Luka Doncic, ai që dha verdiktin final të kësaj sfide, madje në sekondën e fundit, përcjell GazetaBlic.

Kur skuadra nga Los Angjelosi kishte epërsinë prej një pikësh dhe kur kishin mbetur 3.7 sekonda në fund, topin e kishin “Mavericks”, që kuptohet se vëmendjen e përqendruan te slloveni, i cili kur e dërgoi topin drejt koshit kundërshtar, gongu vetëm sa kishte rënë, por gjuajtja përfundoi në kosh, për t’i dërguar në delirium bashkëlojtarët e tij.

Doncic vazhdon me paraqitje të jashtëzakonshme, ku sonte regjistroi “triple-double” fantastik me 43 pikë, 17 kërcime e 13 asistime.

Kjo do të thotë se edhe dy ndeshje të tjera do të jenë mes këtyre dy ekipeve, duke mos përjashtuar as atë të shtatën, që pritet të vendos skuadrën që do të kualifikohet në çerekfinale të këtij edicioni në NBA.

/GazetaBlic/

09/19/2020 12:02

FIBA shpalos detajet për kualifikueset për Kupën e Botës, “preket” edhe Kosova