Lajme

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb

11/29/2024 22:15
nga:Y I

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Lidhur me këtë ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.

Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’.

Reagimi i plotë:

Lista Serbe dënon ashpër shkatërrimin e kanalit Ibar – Lepenac në fshatin Varage, në komunën e Zubin Potokut.

Ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë.

Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast.