Lajme

Shpërthimi në gypin e Ibër Lepencit, KEK: S’kemi informacione të sakta, shpresojmë në sanimin sa më të shpejt të situatës

11/29/2024 22:25
nga:Y I

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

KEK-u njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë IberLepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

“KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit.Për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në reagimin e tyre.