Sporti

‘Shpërthen’ Zidane: Bale nuk ka dashur të luajë në këtë duel!

07/23/2019 08:55
nga:Lorik J

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mohuar akuzat se ai nuk e ka respektuar Gareth Bale.

Zidane gjithashtu pretendoi se ai nuk pranoi të luante në ndeshjen miqësore të së shtunës ndaj Bayern Munich, përcjellë GazetaBlic.

“Së pari, nuk kam respektuar askënd dhe më së paku lojtarin. Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë, lojtarët janë më të rëndësishmit dhe unë do të jem gjithmonë me ta”, tha fillimisht Zidane.

“Së dyti, unë mendoj se është shumë e rëndësishme të thuhet se Gareth nuk luajti ditën tjetër, sepse nuk donte.”

“Gareth është një lojtar i Real Madridit. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ai është një lojtar i skuadrës,” shtoi ai.

/GazetaBlic/