Sporti

“Shpërthen” Sarri pas humbjes nga Lyon: Unë nuk po i kuptoj lojtarët!

02/26/2020 23:55
nga:Lorik J

Maurizio Sarri ishte jashtëzakonisht i irrituar me lojtarët e tij pas humbjes 1-0 ndaj Lyon.

Ai theksoi se lojtarët po luajnë shumë ngadalë dhe nuk po bëjnë presion, gjë kjo e cila po rezulton në humbje të ndeshjeve, shkruan GazetaBlic.

“Është e vështirë të shpjegosh psehumbëm, por në pjesën e parë ne e lëvizëm topin shumë ngadalë, kështu që natyrisht që kundërshtari bëri presion dhe normalisht realizuan edhe gol”, tha fillimisht trajneri për Sky Sky Italia.

“Neve na mungoi vendosmëria kur sulmonim, dhe për 15 minuta gjithashtu na mungoi edhe përqëndrimi në mbrojtje. Pjesa e dytë ishte më e mirë, por sinqerisht nuk është e mjaftueshme për një ndeshje të Champions League. Nuk e di pse, nuk i kuptoj lojtarët se si e lëvizin topin aq ngadalë.

“Unë vazhdimisht ia them këtë gjë atyre, kjo më nervozon. Në stërvitjet e djeshme topi lëvizte dy herë më shpejtë se sot”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Lyon fitoi sot ndeshjen ndaj Real Madridit me rezutlatin 1-0.

/GazetaBlic/