Lajme

Shpërthen pika e karburantit, skena lufte në mes të rrugës (VIDEO)

12/11/2019 00:05
nga:Gazeta Blic

Ishte një ditë normale në Medinë, në Arabinë Saudite, kur një pikë karburanti ku klientët po furnizonin automjetet e tyre në një sekondë u shndërrua në një skenar lufte.

Për arsyeje ende të papërcaktuara, depozita e naftës shpërtheu me një forcë të tillë që ngriti në ajër asfaltin e rrugës.

Pamjet nga këndvështrime të ndryshme janë vërtet mbresëlënëse por fatmirësisht, dhe mrekullisht, asnjë person nuk mbeti i lënduar, madje disa patën edhe kurajën të hynin sërish në makinë për ta shpëtuar nga flakët.