Lajme

Shpërthen Lulzim Peci në lidhje me demarkacionin

12/04/2017 18:29
nga:A K

Ish-ambasadori i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci përmes profilit zyrtar në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, shkruan Gazeta Blic.

Peci ka shkruar se pas epilogut të demarkacionit duhet të iniciohet një ligj që ua ndalon zyrtarëve shtetëror të Kosovës dy shtetësinë.

Sipas tij nuk mund të prezantosht një shtet nëse ke shtetësi të një vendi tjetër. Stop hipokrizisë institucionale, ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

 

“Pas epilogut, cfaredo cofte te demarkacionit, duhet te inicohet ligji qe zyrtareve shteteror te Kosoves te mos ju lejohet dy shtetesia. What is enough, it is enough. Nuk mund ta prezentosh nje shtet nese ke shtetesi te nje vendi tjeter. T’i themi fund hipokrizise tone institucionale. E edituar – shtese: Paramendojeni se ku jemi: Kryetari dhe Kryeministri me shtetesi te Shqiperise, pls Ministri i Jashtem me shtetesi te Zvicres, e te mos flasim per ministrat e tjere, zv.ministrat e shume deputete te te gjitha partive politike.”

12/10/2017 20:09

Kjo do t’i ndodhë Qeverisë, në rast se nuk kalon Demarkacioni!