Showtime

Shpërthen Ermal Meta: Mos flisni, nuk dini asgjë për jetën time!

02/13/2018 14:20
nga:E Sh

Përveç fitores së këngëtarit Ermal Meta në “Sanremo” u vu mjaft në diskutim jeta e tij private dhe marrëdhënia e tij me të atin.

Por gjatë ditës së sotme këngëtari Ermal Meta ka shpërthyer kundër gazetarëve në Shqipëri duke i kërkuar të mos flisnin rreth jetës së tij pasi nuk dinin asgjë.

“Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta,”-përfundon këngëtari në rrjete sociale./express.

08/16/2018 13:03

Gjykata merr vendim për ankesën e familjes së Presidentit