Lajme

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, banesa përfshihet nga flakët

12/31/2019 16:40
nga:B. D

Policia e Tiranës njofton se një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Allias, ku si pasojë ka marrë flakë banesa.

Uniformat blu të kryeqytetit thonë se në banesë ishin dy të moshuar, të cilët janë dërguar urgjentisht në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët.

Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Lapsi.al