Lajme

Shpërthen Berisha: Hoti është trim i vonuar, LDK të ruhet nga ai

03/07/2018 14:23
nga:Q F

Zëvendësministri i punëve të jashtme e që vjen nga radhët e AAK-së, Anton Berisha i ka dërguar selame LDK-së, për shefin e grupit parlamentar të kësaj partie Avdullah Hotin.

Berisha ka thënë se LDK duhet të ruhet, dhe të ketë kujdes të shtuar nga dëmi që Hoti po i bënë LDK-së.

Ai e ka quajtur si “trim të vonuar” Hotin, duke shtuar se është nxjerrë nga manga e Isa Mustafës.

Berisha madje i ka kujtuar LDK-së, së në kohën e Rugovës, kjo parti e ka mbështetur Haradinajn si kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet te ketë kujdes ne dëmtimin qe është duke i bere shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti.

Ky ‘trim’ i vonuar i nxjerre nga mënga e shefit, pa asnjë kontribut ne historinë e LDK-se ne ditët e vështira te saj, tash dëshirën e tij personale për te bere protagonistin, është duke acaruar panevojshëm gjendjen edhe ashtu te rende ne Kosovë.

LDK qe nga koha e dr. Rugovës, e edhe me vone ka bashkëpunuar me z. Haradinaj dhe AAK-ne, dhe ka zhvilluar raporte konstruktive ne te mirën e vendit.

Kjo ‘çartje’ artificiale e z.Hotit nuk është ne natyrën e traditës e kulturës se LDK-se. Është një gjë e huaj ashtu sikurse edhe vet z.Hoti qe është trup i huaj aty.” ka shkruar Berisha.

Krejt ky reagim ka ardhur pas debatit me replika që kishin në seancën e Kuvendit kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Haradinaj tha se Hoti po flet shumë ngasë dëshiron ta marrë postin e kryetarit të LDK-së, andaj dëshiron ta dëshmoj veten.

E Hoti u deklarua se Haradinaj ka probleme me LDK-në, ngase ai shumë shpejt nuk do të jetë më kryeministër./GazetaBlic/

06/15/2018 17:23

Qeveria Haradinaj demanton Hotin për pagat e nëpunësve civil