Lajme

Shpërthen Baton Haxhiu: Akuza të rënda ndaj Ramush Hardinajt, Hashim Thaçit, Kadri Veselit…

11/11/2017 00:10
nga:Gazeta Blic

Gazetari Baton Haxhiu ka drejtuar akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai e ka quajtur skandaloz veprimin e sotëm të qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për familjet e të vrarëve në Kumanovë.

Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se ky veprim i Qeverisë së Kosovës, mund të ketë pasoja për vendin, raporton Gazeta Blic.

Derisa heshtjen e presidentit të vendit, Hashim Thaci dhe të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ndaj këtij veprimi e ka komentuar në mënyrë të papritur.

“Edhe ata janë të njëjtë, janë hipokritë”, tha ai.

Ndërkaq, analisti politik, Berat Buzhala ka thënë se me këtë vendim, Haradinaj I ka mbështetur familjet e të vrarëve.

11/20/2017 12:40

Qeveria me mbledhje solemne për Eliot Engel