Lajme

Shpërthejnë ofendimet LIVE ndërmjet Bajram Gecajt e Enver Hotit

05/09/2017 22:41
nga:Gazeta Blic

Deputeti Hoti: Je një demagog Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti dhe këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj janë përplasur ashpër në emisionin “Click” në RTV 21.

Ishte Gecaj ai i cili kishte provokuar Hotin duke thënë se opozita është më e dëmshme se Lista Srpska për Kosovën, raporton Gazeta Blic. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Nismës.

“Ju jeni një demagog i keq. Ju shitni demagogji e demagogu më i madh që njoh e që njeh ky vend”, tha Hoti. Hoti i tha Gecajt se në vazhdimësi po mashtron.

11/10/2019 14:49

Gecaj i kundërpërgjigjet Ramës: Jugosllavia në mendjet tona është simbol i dhembjes dhe i dhunës