BLIC.TV

Shpenzimet e përballjes me COVID-19 – Tema e radhës e dokumentarit “Expose”

11/20/2020 19:18
nga:M K

Shpenzimet e përballjes me virusin Covid19 është tema e radhës e dokumentarit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Deputetë, gazetarë e qytetarë që u infektuan e që e patën të vështirë luftën “financiare” ndaj koronavirusit, kanë folur në këtë episod të dokumentarit, duke shpalosur përvojën e tyre dhe angazhimin konkret.

Sa kanë kushtuar barnat? Sa janë kujdesur mjekët? A u kanë kushtuar rëndësi të ardhurave ekonomike të të infektuarve?

Për këto dhe shumë tjera, mund të informoheni sonte me fillim nga ora 20:10 në portalin GazetaBlic, televizionin Kanal10 dhe platformat sociale të mediave në fjalë.

/GazetaBlic/