Cult

Shpend Doli fitues i çmimin special në Festivalin e Kitarës në Bullgari

04/07/2019 16:28
nga:Natyra

Kitaristi nga Gjakova, Shpend Doli ishte pjesëmarrës në garat e XXIII-ta Ndërkombëtare të Kitarës Klasike në Kyustendill të Bullgarisë.

Nga kjo garë Doli nuk u kthye duar thatë. Ai fitoi çmimin special (Gategoria IV-të 18+), shkruan KultPlus.

Shend Doli është nxënës i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë i klasës së XXIII-të në klasën e mësimdhënësit Gjulian Bytyqi të cilin ai e falënderon për punën dhe përkushtimin e treguar.

Kujtojmë që Doli, vitin e kaluar fitoi çmimin e II-të në kategorinë e IV, në festivalin e XIV Naissus Guitar Festival” në Nish.

04/20/2019 10:24

Ky është numri i saktë i grave/fëmijëve që u kthyen mbrëmë nga Siria në Kosovë – 4 u arresuan