• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shpend Ahmeti tregon pse u bënë pjesë e dialogut me kaq nxitim

12/28/2018 22:13
nga:FL.B

I pari i Komunës së Prishtinës njëherësh edhe kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti ka treguar se pse e kanë marrë me kaq nguti që të bëhen pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic.

Ai në një intervistë për emisionin “Blic Interview” ka treguar se këtë e ka bërë shkaku që po flitet për një marrëveshje që mund të ndikojë për 50-vitet e ardhshme dhe se si i tillë vet dialogu është me nxitim.

Sepse dialogu është pak me nxitim, pra, prej Letrës së Uashingtonit e Letrës së Trump-it, e krejt ato çka deklarojnë dhe ka pas takime të shumta edhe me Ambasadën Amerikane dhe përfaqësuese të shtetit Amerikan, po ashtu Brukseli, Berlini, Londra, Parisi – të gjitha këto flasin për një mundësi të një marrëveshjeje atëherë PSD-ja nuk mund të thotë ‘Pritin deri sa ne të jemi gati’, por kemi marrë qëndrim politik.

Në qoftë se po flitet për Kosovën, për një marrëveshje e cila ka ndikim në 50-vitet, 100-vitet e ardhshme e me thënë s’po ulem në tavolinë sepse ndikon elekltoralisht për mua, unë mendoj që duhet me e lënë politikën, sepse politika është me arrit sende të mira për shtetin tënd.

Po e them edhe njëherë, në qoftë se marrëveshja është e mirë bash – me thonë kështu, jo pesë pare, por nuk do të ishte problem edhe asnjë votë mos me e marrë, me përfunduar karriera, me ditë që Kosova, e ka përfunduar këtë proces me Serbinë.

Në çoftë se përfundon keq ai proces dhe nuk kemi marrëveshje të mira apo kështu, atëherë natyrisht se do ta diskutojmë këtë qëndrim edhe me PSD-në.” – ka thënë Ahmeti.

/ © GazetaBlic /

03/20/2019 20:22

Ramiz Lladrovci: Kadri Veseli është si une