Lajme

Shpend Ahmeti tregon nëse e ka uruar Arban Abrashi

11/29/2017 21:30
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi nuk e ka uruar për fitore.

Ahmeti në “Debat D” në RTV Dukagjini ka treguar se ka marrë SMS urimi nga anëtarë të LDK-së, por jo edhe nga Arban Abrashi.

“Pasi që u konfirmua fitorja në konferencën e parë për shtyp të dielën, kam thënë një gjë: falënderoj të gjithë qytetarët që votuan edhe ata që kanë votuar për mua edhe ata që kanë votuar për Arbanin.

Kam pritë që do ta pranojnë më mirë humbjen, kam pritë një thirrje, nuk kam marrë thirrje nga Abrashi, kam marrë SMS nga anëtarët e LDK-së në Prishtinë dhe në qytetet tjera, por nuk kam marr thirrje që për mua do të ishte normale me thanë ‘Urime’”, ka thënë Ahmeti.

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë