Lajme

Shpend Ahmeti paralajmëron koalicione të reja për Prishtinën, pas atij me AKR-në

11/08/2017 12:13
nga:anonymous1000144531

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot gjatë një konference të jashtëzakonshme ka zyrtarizuar koalicionin me Aleancën Kosova e Re.

E në një postim në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka paralajmëruar se ditëve në vijim, Vetëvendosje e Prishtinës do të lidh edhe disa koalicione të tjera.

“Tash, jemi më afër shumicës në Kuvendin Komunal. Dakordimi me Selim Pacolli me një marrëveshje programore garanton qeverisje stabile në Kuvend Komunal. Ditëve në vijim do ti prezantojmë dakordimet programore me subjektet e tjera që i kemi përmend si partnerë në qeverisje”, ka shkruar Ahmeti.

11/14/2019 18:30

Pastrohet hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri”