Lajme

Shpend Ahmeti i reagon Vuçiqit për deklaratat pas takimit në Bruksel

11/08/2018 21:16
nga:Q F

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiq i ka bërë pas takimit në Bruksel.

Vuçiqi deklaroj para mediave se dialogu nuk do të vazhdoj, derisa Kosova ta tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe.

E pikërisht një gjë të tillë e ka kundërshtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se ajo çka duhet të bëjë Kosova pas një deklarate të tillë, është që të vë kusht vazhdimin e dialogut, vetëm kur Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve shkruan GazetaBlic.

Postimi i plotë i tij

Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërhjekë vendimin për taksa në mallrat serbe.

Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore.

 

LEXO EDHE :

Vuçiq: Nuk ka dialog nëse Kosova nuk i heq taksat

 

Vuçiq flet pas takimit më Thaçin: Shqiptarët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara para 10 vitesh