Lajme

Shpend Ahmeti flet rreth vizitës së fundit në Bruksel, thotë se janë ankuar që Vuçiqi i ka quajtur ‘banditë’

03/14/2019 20:29
nga:M H

Kryesuesi i delegacionit për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti sonte në Rubikon ka folur rreth vizitës së fundit të tij dhe Fatmir Limajt në Bruksel, e cila u pa si e fshehur pasi nuk pati asnjë paralajmërim.

Ahmeti thotë se arsyeja e shkuarjes së Bruksel ishte dërgimi i platformës për dialogun e cila u votua në Kuvendin e Kosovës. Ahmeti thotë se këto takime janë normale dhe se nuk ka nevojë t’i ipet një kahje e tillë në media.

Ahmeti thotë se atje u diskutua edhe për taksën 100%..

”Pasi platforma u kalua, ne shkuam që ta dorëzojmë zyrtarisht platformën dhe të marrim komentet dhe të flasim për çështje tjera. Është diskutuar tarfia apo taksa, presioni dhe janë diskutuar çështje tjera gjatë procesit. Kemi informuar palën atje për përgatitjen e tri pozicioneve të shkruara. Procesi nuk ka filluar sepse nga Serbia po kushtëzohet për largimin e tarifës. Me ekipin negociues shkojmë atje dhe, kur ka nevojë për takime politike, takohemi edhe me Mogherinin. Kësaj radhe shkuam më shumë për çështje teknike dhe procesin në përgjithësi’’, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti ka thënë se Brukselit bashkë me Limajn i janë ankuar për kërcënimet dhe fyerjet e Serbisë së fundmi rreth platformës.

‘’Nuk ka asgjë dramatike se çka folëm atje. Ne shkuam edhe t’ju tregojmë për reagimet e Beogradit që i ngritën si të shfrenuara. Vucici ka thënë se ky është fundi i dialogut dhe na ka quajt bandit. Gati se që një javë, Serbia e ka harruar taksën. Është marrë me platformën. Këto i kemi diskutuar në Bruksel se me platformë Serbia na ka shpallur luftë. Si mund të presim rezultat në dialog, kur ata reagojnë në këtë mënyrë’’, thotë tutje Ahmeti.

Kryesuesi i dialogut thotë se BE nuk ka ndonjë qëndrim për platformën e votuar, megjithatë ata duan të dëgjojnë versionet e dy palëve.

‘’Zakonisht ata nuk komentojnë a është mirë apo keq rreth platfomës. s reagime e as gjykime. Ideja e tyre është që të mbledhen pozicionet e dyja shteteve dhe të shohin se ku ka përparim’’.

Serbia i ka thënë BE’së se nuk vazhdon dialogu pa e heqë taksën. Mogherini i ka këkruar Vuciqit për ta vazhduar dialogun, por ka marrë përgjigje negative’’.

03/10/2019 14:54

Dyshohet se djali i truprojës së Shpend Ahmetit, kapet me armë pa leje