Lajme

Shpend Ahmeti e shkarkoi, Arben Vitia tregon për mesazhet e emailet në të cilat Ahmeti nuk i është përgjigjur

11/08/2018 23:25
nga:Q F

Drejtori i deritashëm i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia, ka folur pas vendimit që ka marr Shpend Ahmeti për ta shkarkuar atë dhe dy koleget e tij Nora Kelmendin dhe Yll Rugovën.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, në televizionin T7, transmetohet emisioni “DPT Te Fidani” ka thënë gjatë ditës së sotme nuk ka shjkuar fare në punë, pasi sipas tij, Shpend Ahmeti ka thënë se e ka shkarkuar nga detyra.

“ Unë nuk kam dalë në punë sot fare. Mbrëmë Ahmeti e tha edhe në televizion se ne jemi shkarkuar. Vendim me shkrim unë nuk kam marrë, por ne e kemi kuptuar se jemi shkarkuar”, ka thënë Vitia.

Ai ka thëne se komunikimi me Ahmetin kohëve te fundit ishte i pamundur.

“ Unë kam mesazhe dhe emaile që kryetari nuk na është përgjigjur. Tash e sa muaj ne nuk kemi komunikuar fare”, ka thënë ai

Vitia ka treguar se nuk i kujtohet edhe takimi i fundit që ka pasur me Shpend Ahmetin.

LEXO EDHE:

Shpend Ahmeti flet për shkarkimin e drejtorëve të VV-së, ka dy fjalë edhe për Yll Rugovën