Lajme

Shpend Ahmeti e bojkoton Albin Kurtin

01/14/2018 19:49
nga:Gazeta Blic

Ndodhen në Këshillin e Qendrës së Prishtinës, ku po e prezantojnë platformën e Albin Kurtit për Kryetar të Vetëvendosjes.

Mirëpo, këtu po mungon Shpend Ahmeti, Kryetar i Kryeqytetit.

Po fol vetëm sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi, i cili po dërgon selam për të gjithë ata që po largohen nga kjo parti

Po thotë se po shkojnë përshkak se nuk po janë të gatshëm të ballafaqohen me konkurrencën.

E për të vetmin Kandidat për Kryetar të Vetëvendosjes, po thur lavde të mëdha.
Thotë se është i vetmi person që mund ta bëjë këtë parti të jetë më vitale, më atraktive dhe më e përgjegjshme

Edhe pse në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, që do të mbahen me 21 janar kandidat është vetëm Albin Kurti, ai po kërkon nga të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pa u ndikuar nga askush.

Bojkotin ndaj Kurtit, përveç Shpend Ahmetit, e kanë bërë edhe pjesa më e madhe e figurave më të larta të Vetëvendosjes.

E aty përveç kandidatit Albin Kurti morën pjesë edhe deputetët Albulena Haxhiu, Adem Mikullovci, Smail Kurteshi dhe Xhelal Zveçla.

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje