• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shpend Ahmeti: Albini iu thotë njerëzve ‘rrej pak për Shpendin’

12/28/2018 23:24
nga:FL.B

I pari i PSD-së që mbanë edhe postin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke thënë se ky i fundit po iu thotë disa njerëzve që punojnë në komunë – ‘rrej pak për Shpendin’, shkruan GazetaBlic.

Ai në emisionin e GazetësBlic – “Blic Interview me Astrit Gashin” ka komentuar disa video të publikuara ku Albin Kurti shihet duke thënë se partia e tij  (VV) nuk ka vija të kuqe as për PDK-në.

Ahmeti është distancuar nga këto publikime derisa ka treguar se në PSD ka individ në PSD të cilët janë jashtëzakonisht të prekur dhe të ofenduar nga sulmet e përditshme që thotë se po bëhen me gënjeshtra.

Jo në asnjë mënyrë. Po e them edhe një herë, ka individ në PSD të cilët janë jashtëzakonisht të prekur dhe të ofenduar nga sulmet e përditshme që bëhen me gënjeshtra. Unë po them që njerëzit janë njerëz, unë as s’kam nxjerrë video s’kam thënë kështu e as ashtu.

Unë di tepër shumë diskutime të këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetvendosje, diskutime me Albinin që nuk i flas. Nuk i flas se ka qenë periudhë kur është mëndu në një mënyrë apo tjetër, por 95% e postimeve të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje apo disa njerëzve që kanë punuar në Komunë e që unë e di që  i shtin Albini me thonë shkruaj, bëja qeto, rrej pak për Shpendin jon qisi farë gënjeshtra, dikur thua boll më, mos na shitni moral, mos na shitni gjëra të tilla sepse ju njohim kush jeni!” – ka thënë Ahmeti.

/ © GazetaBlic /

03/20/2019 20:31

Si rrallëherë Mimoza Shkodra publikon foto me babain, nënën dhe motrës e saj