Turizem

Shpëlani fytin, largoni dhimbjen: Një ilaç natyral nga shafrani i Indisë

02/27/2022 18:00
nga:Donika Fetahu

Një recetë për një ilaç natyral nga shafrani i Indisë për shpëlarjen e fytit

Shafrani i Indisë është përdorur për shekuj në mjekësinë tradicionale orientale.

Përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, kurkumina, ka veti të fuqishme antibakteriale, antivirale, antifungale dhe antiinflamatore, transmeton Telegrafi.

Prandaj, kurkuma është efektive në trajtimin e dhimbjeve të fytit të shkaktuara nga ftohja, parandalon infeksionet, lehtëson dhimbjet, përmirëson gjendjen e lëkurës…

Një pije me të cilën mund të shpëlani fytin është e lehtë për t’u bërë.

Nga përbërësit, ju duhet një filxhan me ujë të ngrohtë në të cilin do të tretni një lugë çaji kripë dhe gjysmë lugë çaji pluhur organik të kurkumës.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe shpëlajeni fytin me këtë tretësirë në mëngjes, me një gargarë të lehtë.

Kurkuma është mëlmesë e shkëlqyeshme, e cila përdoret në përgatitjen e shumë ushqimeve.