Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, nga rradhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka vizituar klubin e xhudos, karatesë dhe kickboxit.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka vizituar klubet e xhudos, karatesë, kickboxit si dhe klubet e futbollit nga Podujeva, shkruan GazetaBlic.
Ai ka premtuar përkrahje për sportistët nga Komuna e Podujevës, si dhe është zotuar se do ta rrisë buxhetin për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit për 56%.
Ai është shprehur se rinia dhe sporti do ketë vëmendje të veçantë gjatë qeverisjes së tij.