Kreu aktual i komunës së Podujevës, njëherit kandidat i VV-së për një tjetër mandat në krye të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka falenderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë atij në fushatën para zgjedhjeve të 17 Tetorit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bulliqi ka publikuar momentin e fjalimit të Kurtit, me këtë të fundit që ka thënë para llapianëve se i pari i komunës së Podujevës do ta ketë mbështetjen maksimale të tij, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
/GazetaBlic/