Që nga ndarja e tij me këngëtaren Afërdita Dreshaj, Shpat Kasapi nuk ka qenë i përfolur në shtypin rozë, shkruan Gazeta Blic.
Ndarja e tyre bëri bujë të madhe mediatike, duke qenë se kishin plotë vite që ishin së bashku, e madje çift për t’iu marrë lakmi, edhe pse gjithçka ishte e pasuksesshme. Por, dyshja vazhduan rrugët ndaras ku kjo e fundit tashmë është fejuar me hokeistin çek e që duket shumë e lumtur.
Por, për Shpatin nuk ishte njejtë, ai ka kohë që nuk ka publikuar imazhe me ndonjë femër përveç kësaj të fundit që nuk dihet a e ka të dashur apo vetëm mike të tij, ku mesa shihet janë tejet të afërt me njëri-tjetrin.
Ndryshe, në projekte muzikore nuk mund të themi që nuk është aktiv. Kënga e fundit që ka lansuar është ‘Aroma e saj’, që sipas këngëtarit Kasapi kënga i dedikohet të dashurës së tij. /GazetaBlic./